Jump to content

Japoni: Tërmeti i sotëm më i fuqishme që ka goditur vendin

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:32, 11. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Shkaktar i cunamit (në shqip: "dallga e portit") ishte një tërmet 8,9 ballësh, epiqendra e të cilit ndodhej në brigjet verilindore të Japonisë.
Mbi një rafineri nafte, që u përfshi nga flakët si pasojë e tërmetit në Ihihara.


Tërmeti që goditi sot verilindjen e Japonisë është më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në arkipelag, njoftoi agjencia meteorogjike japoneze, e cila e vlerësoi forcën e lëkundjes sizmike me magnitudë 8,9 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua afro 100 kilometra nga bregu verilindor i ishullit Honshu, në Oqeanin Paqësor, në disa dhjetëra kilometra thellësi, saktësoi agjencia.

Ndërsa, Agjencia amerikane e gjeofizikës (USGS) e vlerësoi fuqinë e tërmetit me magnitudë 8,9 ballë shkalla Rihter dhe thellësinë në 24,4 kilometra.

Burimet

[redakto]