Japoni - Fukushima: Qeveria në gjendje alarmi maksimal
Kryeministri japonez, Naoto Kan, theksoi sot se qeveria është në gjendje alarmi maksimal përballë problemeve të centralit bërthamor të Fukushimas, njoftojnë mediat.
Kan theksoi se situata mbetet e "paparashikueshme" në këtë central, ku sistemet e ftohjes së katër ndër gjashtë reaktorët janë me defekt dhe ku rrjedhjet radioaktive janë shtuar që prej tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.
"Qeveria do ta luftojë problemin në gjendje alarmi maksimal", shtoi ai, gjatë një mbledhjeje të komisionit buxhetor të Senatit, i cituar nga mediat.
Për sa i përket vendit të zgjedhur për ndërtimin e këtij centrali, Kan deklaroi: "Nuk mund ta mohojmë se vlerësim ii rreziqeve për cunami në atë kohë ishte i gabuar". Ujë me radioaktivet të lartë ka përmbytur pjesën e nëndheshme të reaktorëve 1, 2 dhe 3, ku ndodhet salla e makinerive dhe është derdhur në tunelet teknike që kalojnë në tokë.
Tokyo Electric Power (Tepco), operatori i centralit Fukushima Daiichi (N°1), pranoi se uji me radioaktivitet mund të ketë rrjedhur deri në bregun e Oqeanit Paqësor që kufizon centralin.
Burimet
[redakto]- "Japoni - Fukushima: Qeveria në gjendje alarmi maksima" — Radio Televizioni Shqiptar, 29. Mars 2011