Japonia - Kan: Situata në Fukushima e pararashikueshme
Appearance
Situata në centralin bërthamor të aksidentuar në Fukushima mbetet e paparashikueshme, theksoi sot kryeministri japonez, Naoto Kan, dy javë pas cunamit që shkaktoi dëme të rënda në disa reaktorë dhe rrjedhje radioaktive.
"Situata mbetet e paparashikueshme. Ne po punojmë që situata mos të përkeqësohet. Ne duhet të jemi shumë vigjilentë", deklaroi Kan në një konferencë shtypi.
Operatori i centralit "Tokyo Electric Power" (Teco) pranoi sot se operacionet e ftohjes së reaktorëve me ndihmën e topave të ujit dhe punimeve për vënien në punë të pompave të ujit kanë qënë të ngadalshme për shkak të rrezikut në këtë vend, pas shtrimit në spital të dy punonjësve.
Shih dhe këtë
[redakto]Burimet
[redakto]- "Japonia - Kan: Situata në Fukushima e pararashikueshme" — Radio Televizioni Shqiptar, 25. Mars 2011