Japonia e gatshme për dialog me korenë e veriut
Japonia është e gatshme të fillojë një dialog të drejtpërdrejtë me Korenë e Veriut, që do të përbëjë një nga temat e mëdha të këtij viti, u shpreh sot ministri i Jashtëm japonez Seiji Maehara. "Nuk kemi marrëdhënie diplomatike, por është e rëndësishme të krijojmë një klimë që do të na bëjë të mundur vendosjen e bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve", deklaroi ai në një konferencë shtypi.
"Nuk duhet ta trajtojmë çështjen koreanoveriore vetëm në mbledhje shumëpalëshe apo gjatë bisedimeve gjashtëpalëshe, duke u mbështetur tek vende të tjera", vazhdoi Maehara. "Deri tani, Japonia preferonte të merrte pjesë në bisedime shumëpalëshe, si bisedimet gjashtëpalëshe, ku përfshihen dy Koretë, Kina, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Rusia, për ta detyruar regjimin koreanoverior të heqë dorë nga programi i tij bërthamor në këmbim të një ndihme ekonomike.
Burimet
[redakto]- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 04. Janar 2011