Jemen: Arrin në 150 të dekur bilanci i shpërthimit në një uzinë ushtarake
Appearance
Bilanci i shpërthimit në një uzinë municionesh në jug të Jemenit u rëndua në 150 të vdekur, njoftoi sot AFP-në një zyrtar lokal.
"Bilanci përfundimtar i viktimave të uzinës së municioneve "7 Tetori" arriti në 150 të vdekur dhe më tepër se 80 të plagosur", deklaroi zëvendësguvernatori i provincës Abyane, Ahmed Ghaleb al-Rahoui.
Viktimat janë civilë të cilët kishin hyrë dje në uzinë në përpjekje për të marrë armë dhe municione një ditë pas një operacioni komando të elementëve të Al-Kaidës të cilët e kishin sulmuan këtë njësi të prodhimit ushtarak dhe kishin marrë prej andej arka me municione.
Burimet
[redakto]- "Jemen: Arrin në 150 të dekur bilanci i shpërthimit në një uzinë ushtarake" — Radio Televizioni Shqiptar, 29. Mars 2011