Jemen: Të paktën 52 të vdekur dhe 126 të plagosur nga Goditjet kundër Manifestuesve

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 11:42 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Pozita gjeografik


Të paktën 52 persona janë vrarë dhe 126 të tjerë janë plagosur nga goditjet kundër manifestuesve dje në Sana, njoftojnë burime mjekësore në një bilanc të ri.

"Bilanci arriti tashmë në 52 të vdekur dhe 126 të plagosur, pas vdekjes së disa personave të cilët u goditën me plumba", deklaroi një mjek i spitalit të lëvizshëm të krijuar pranë vendit të manifestimit në hyrje të Universitetit të Sanas.

Sipas disa dëshmitarëve, disa përkrahës të regjimit hapën zjarr mbi mijëra manifestues që nga çatitë e shtëpive afër sheshit të Universitetit ku po zhvillohet që prej 21 shkurtit një protestë paqësore kundër regjimit të presidentit Saleh, në pushtet që prej më tepër se 32 vjetësh.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg