Juppe: Koalicioni ndërkombëtar do të vazhdojë goditjet ajrore në Libi
Appearance
Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe do të vazhdojë goditjet ajrore në objektivat ushtarake në Libi, deklaroi sot shefi i diplomacisë franceze, Alain Juppe.
"Ne do të vazhdojmë goditjet ajrore, në do të sulmojmë objektivat ushtarake dhe asgjë tjetër", konfirmoi ministri për radion RTL. "Kjo do të vazhdojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme", shtoi ai duke theksuar se fillimi i operacioneve që prej së shtunës së kaluar ishte një sukses. "Objektivi është mbrojtja e popullsisë civile", nënvizoi ai.
Shih dhe këtë
[redakto]- Francë - Juppe: Kadafi diktator i çmendur (24.03.2011)
Burimet
[redakto]- "Juppe: Koalicioni ndërkombëtar do të vazhdojë goditjet ajrore në Libi" — Radio Televizioni Shqiptar, 24. Mars 2011