Kadafi: Ata që sulmojnë Libinë i rret ferri
Appearance
Drejtuesi libian, Muamar Kadafi paralajmëroi kundër çdo ofensive në Libi duke kërcënuar se do t'ia transformojë jetën në ferr atyre që sulmojnë Libinë, në një intervistë disa orë para miratimit të rezolutës së OKB-së që autorizon përdorimin e forcës.
"Nëse bota çmendet edhe ne do të çmendemi. Ne do të përgjigjemi, ne do t'ia transformojmë jetën në ferr atyre", deklaroi kolonel Kadafi në një intervistë për televizionin publik portugez RTP, realizuar disa orë para votimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Çfarë është ky racizëm, çfarë është kjo urrejtje? Çfarë është kjo çmenduri?", shtoi ai në intervistë për televizionin RTP.
Burimet
[redakto]- "Kadafi: Ata që sulmojnë Libinë i rret ferri" — Radio Televizioni Shqiptar, 13. Mars 2011