Jump to content

Kinë-ShBA: Vizita e presidentit Hu Jintao

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20:09, 12. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kina dhe SHBA-ja kanë shumë interesa të përbashkëta dhe marrëdhëniet e mira mes dy superfuqive ekonomike nuk janë vetëm në interes të tyre por të interes të të gjithë botës, deklaroi zëvendësministri i jashtë m kinez, Cui Tiankai i cili bëri publike vizitën e presidentit Hu Jintao në SHBA, nga 18-21 janar. Zëvendësministri konfirmoi se Kina dhe SHBA-ja ndajë të njëjtat shqetësime për situatën në gadishullin korean dhe objektivin për shndërrimin e rajoni në zonë paqësore dhe të qëndrueshme. Lidhur me situatën e Paqësorit Jugor, Cui u shpreh se nuk ishte i të njëjtit mendim me shprehjen rikthimi i SHBA-së duke qenë se, sipas tij, SHBA-ja nuk ishte larguar kurrë nga Paqësori. Për sa i përkiste normës së këmbimit të valutës kineze, juan, Cui u kufizua vetëm duke theksuar faktin se Pekini "e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij tashmë disa herë". "Presidenti Hu Jintao, në vizitën e tij të dytë në SHBA pas asaj të vitit 2006, do të takohet në Uashington, me presidentin Barack Obama, me disa eksponentë të Kongresit dhe që do të pasohet nga një vizitë në Çikago, përfundoi Cui.

Burimet

[redakto]