Jump to content

Kivi, mrekullia ekzotike per shendetin

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

Kjo pemë ekzotike na vjen nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Ka shije intensive të lëngshme, është e butë dhe me fara të zeza. Kivi është është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidantë dhe përmban vitaminë C, dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.

Mbron sytë. - Vitaminat A, C dhe E kanë veprim antioksidativ. Disa hulumtime kanë treguar se si kivi mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i degjenerimit makular, të lidhur me moshën dhe atë për 36 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, materiet të cilat në formë natyrale gjenden në syrin njerëzor. Luteina ndihmon te filtrimi i dritës së dëmshme të kaltër, çka ndihmon në parandalimin e sëmundjes së syrit të shkaktuar me plakje.

Mbron sistemin e frymëmarrjes. - Një hulumtim ka treguar që kivi mund të parandalojë sëmundjen e sistemit të frymëmarrjes dhe në veçanti efikas është dëshmuar te fëmijët. Hulumtimi ka treguar që 5 deri 7 porcione kivi në javë mund të reduktojnë kollin për 27 për qind, shkurtimin e frymëmarrjes për 32 për qind, irritimin e hundës për 28 për qind dhe kollin kronik për 25 për qind. Për të gjitha këto ka meritë vitamina C.

Mbron shëndetin kardiovaskular. - Me një hulumtim është treguar që nëse hani kivi çdo mëngjes, ai mund të ketë efekt të njëjtë si aspirina, për të cilën është njohur që parandalon krijimin e mpiksjeve të gjakut. Kivi redukton nivelin e triglicerideve në gjak për madje 15 për qind. Në këtë mënyrë parandalon grumbullimin e pllakave në muret e arterieve dhe ruan shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Mbron nga kanceri. - Flavonoidet dhe karotenoidet të cilat kanë veprim antioksidativ mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund të shkaktojnë shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin. Kivi mbron AND-në nga dëmtimi oksidativ, për ç'arsye rreziku nga krijimi i kancerit reduktohet edhe më shumë.

Mbron sistemin tretës. - Kivi është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të cilat e mbajnë të shëndetshëm sistemin tretës. Konsumi i fibrave është mënyrë e shkëlqyeshme që sistemin tretës ta lironi nga toksinat dhe parandaloni krijimin e kancerit të zorrës së trashë.

Rregullon tensionin e gjakut. - Kivi është burim pasur i elektroliteve të kaliumit të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen e nivelit të duhur të lëngjeve në trup,. Po ashtu rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut dhe u kundërvihet efekteve negative të natriumit.

Ul kolesterolin. - Fibrat në kivi mund të reduktojnë nivelin e kolesteorlit të keq (LDL). Ashtu siç e redukton nivelin e kolesterolit, po ashtu redukton edhe rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Konsumimi adekuat i kaliumit është kyç për shëndetin e zemrës. Ndërsa kivi është një nga burimet më të pasura të kaliumit