Kombëtarja të martën kundër Bosnjes
Humbja e Bosnjës në Rumani dhe barazimi Bjellorusisë me Francën e ka bërë më të ashpër luftën për vendin e dytë në grupin D. Aktualisht janë 4 skuadra në garë për një vend pas Francës, por kapiteni Lala del kundra të gjithve duke përjashtuar Shqipërinë nga lufta për vendin e dytë. "Me pikët që i kemi do të thoi që është ndeshja më e rëndësishme edicionit. Duke parë rezultatin që edhe Rumania fitoi, është afëruar te skuadrat që janë në udhëheqje klasifikimi. Natyrisht Franca është favorit dhe vazhdon tashti luftë për vendin e dytë dhe ne kemi shans minimal" thotë Lala.
Kundërpërgjigja ka ardhur sërish nga kampi Kuq e Zi dhe për më shumë nga trajneri kroatë Josip Kuzhe. "Kjo është një ndjeshje e rëndësishme pas atyre rezultateve të fundit në grup. Nëse do të fitojm dy ndeshje të ardhshme, do të jemi në vend të parë. Unë jam munduar ti mbaj lojtaret larg stresit të ides duhet te fitosh patjetër, por gjithçka është e mundur" shpjegoi Kuzhe.
Përsa e përket Bosnjës trajneri Kuzhe ka shprehur edhe njëherë ambiciet e tij për të dalë me një rezultat pozitiv. "Në Bosnjë do të shkojmë ne me ambiciet të mëdha, për të marrë një rezultat pozitiv. Duhet të jemi shumë të organizuar, sidomos në fushën e mbrojtjes, pasi Bosnja ka lujtar shumë të mirë individualisht që mund të ndryshoj rezultatin, por ne do të kemi ambicie për të sulmuar dhe për të aritur një rezultat pozitiv. Nëse ne nuk tregojmi të kujdesshëm, do ti japim mundësin atyre ta kalojnë këtë moment të vështirë." thotë Kuzhe.
Burimet
[redakto]- "Kombëtarja, sot në Bosnje, Kapllani mbetet në Tiranë" — Balkanweb, 06. Qershor 2011
- "Përballja me Bosnjen, Duka: Skuadra do të japë maksimumin" — Albanianscreen, 06. Qershor 2011
- "Kuzhe ua beson mbrojtjen kosovarëve" — Koha.net, 06. Qershor 2011