Korçë: Stabilizohet situata në fushën e Maliqit
Situata e përmbytjeve në fushën e Maliqit është stabilizuar ndjeshëm. Sipas drejtorit të Bordit të Kullimit, Pëllumb Tuxhari, nga 400 ha toka të përmbytura nga reshjet në fillim të muajit dhjetor në këtë fushë, tani kanë mbetur edhe 10 ha nën ujë. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i përmirësimit të kushteve të motit, por edhe si rezultat i punimeve që ka kryer Bordi i Kullimit me mjetet e veta për pastrimin dhe çarjen e disa kanaleve, përgjatë kësaj fushe, çka lehtësoi kullimin e saj. Po kështu, sipas drejtorit Tuxhari, Bordi i Kullimit gjatë kësaj kohe ka kryer riparimin e argjinaturave të kanalit të ujrave të larta të Pirgut, kanalit Sheqeras-Sovjan dhe kolektorit të Sovjanit, me qëllim që në rast se gjatë dimrit do të ketë përsëri reshje të shumta, situata e përmbytjeve të mos përsëritet.
Burimet
[redakto]- "www.RTSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 30. Dhjetor 2010