Korcë, sherr në lokal, një i vrarë një 1 plagosur

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 17:59, 23 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Si pasojë e një grindjeje të momentit, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sovjan të rrethit të Korcës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Vrasja mësohet të ketë ndodhur në një lokal të fshatit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet. Ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës rreth 35 vjec, ndërsa i plagosuri Dhimitër Kushini është transportuar menjëherë në spitalin e Korcës.

Referencat[redakto]