Kosovë-Maqedoni së shpejti lëvizja vetëm me letërnjoftime

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 2 Prill 2011 19:07 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!



Ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi sot në Shkup se së shpejti do të aplikohet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime, por kjo sipas tij do të ndodhë pas aplikimit të dokumentave biometrike nga pala kosovare.

Për këtë qëllim agjencia e agjencia e lajmeve Ina njofton se Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës, Gordana Jankullovska dhe Bajram Rexhepi nënshkruajtën sot marrëveshjen dypalëshe për aplikimin e patrullave të përziera për sigurimin e kufirit shtetëror midis dy vendeve.

Ndërkohë zyrtarët e lartë të dy vendeve shprehën gatishmëri për hapjen e kufijve për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave, për interes të të dyja vendeve.

Ministria Jankullovska deklaroi se kjo marrëveshje dypalëshe është bazë plotësuese për menaxhim të përbashkët të kufirit dhe sigurimin e tij dhe se në këtë drejtim është shprehur gatishmëri dhe qëllime të përbashkëta për parandalimin e kontrabandës dhe veprimeve të tjera të paligjshme.

Për këtë arsye Ministria e Brendshme e Maqedonisë ofron projektin për formimin e Qendrës së përbashkët të komunikimit midis dy dikastereve, funksioni i së cilës do të jetë kalimi më i shpejt i kufirit nga ana e udhëtarëve dhe mallrave.

Burimet[redakto]