Kosovë: Austria, mbeshtetje dialogut me Serbinë dhe proceseve integruese në BE
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, gjate nje takimi sot në Prishtinë me kryeministrin Hashim Thaçi, ka përkrahur nisjen e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe ka premtuar mbështetjen e vendit të tij, Austrisë, në proceset integruese të Kosovës në BE.
Kryeministri Thaçi ka thënë se vizita e dytë në Kosovë e ministrit Spindelegger brenda një periudhe relativisht të shkurtër është tregues i qartë i përkushtimit dhe avancimit të mëtejshem te bashkëpunimit ne mes dy vendeve tona, bëjnë të ditur burime zyrtare nga qeveria kosovare.
"Përkrahja e mëtejshme për proceset politike e posaçërisht për përafrimin e shtetit tonë me Bashkimin Evropian është shumë e nevojshme", eshte shprehur Thaçi. "Është moment mjaft i rëndësishëm që Qeveria e Austrisë të ndikojë që sa më parë Kosovës t'i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave që Kosovës t'i jepet mundësia të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të përshpejtojmë procesin e Integrimeve", u shpreh kryeministri Thaçi.
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, është pritur edhe nga Presidenti Behgjet Pacolli dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa pasdite viziton edhe Graçanicën.
Shih dhe këtë
[redakto]Burimet
[redakto]- "Kosovë: Austria, mbeshtetje dialogut me Serbinë dhe proceseve integruese në BE" — Radio Televizioni Shqiptar, 25. Mars 2011