Jump to content

Kosovë: Deklarate e PDK për arrestimin e ish-pjestareve të UCK nga Eulex

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 17:21 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Shenja dalluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh shqetësim me rastin arrestimit të ish- pjesëtarëve të UÇK-së nga policia e EULEX-it, duke i konsideruar këto veprime si vazhdë e përpjekjeve për denigrimin, njollosjen dhe komprometimin e kësaj lëvizjeje politiko ushtarake, që mbrojti popullatën e Kosovës në vitet 1998 1999.

Ne nje deklarate te kryesise se PDK, thuhet se "Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë dhe mbrojtëse, duke gjetur mbështetje politike në qendrat e demokracisë perëndimore, që rezultoi me angazhimin e Aleancës Veriatlatike, NATO-s, kundër caqeve të policisë, ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe më 1999. Arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së pas 12 vjetësh të çlirimit të Kosovës është përpjekje për të përmbushur qëllimet e politikës së Beogradit, e cila nuk pajtohet në asnjë rrethanë me humbjen e Kosovës, me lirinë dhe pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë".

"Të gjitha akuzat dhe fajësimet mbi ish- pjesëtarët e UÇK-së janë pjesë e politikës antishqiptare që u fabrikuan, konstruktuan dhe u riaktualizuan nga qarqet anti- Kosovë dhe të shërbimeve sekrete serbe, që qarkullojnë me vite të tëra, bazuar në shpifje, thashetheme dhe falsifikime të parreshtura", thuhet ne deklarate.

"Kryesia e PDK-së beson në pafajësinë e ish- pjesëtarëve të UÇK-së dhe këto arrestime i konsideron si përpjekje për t'i njollosur dhe zbehur vlerat e UÇK-së. Po ashtu, këto burgosje synojnë relativizimin e vlerave të UÇK-së dhe janë përpjekje për t'i barazuar krimet e administratës, ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbe me gjoja krimet e UÇK-së", thekson deklarata. "Kryesia e PDK-së beson që hetuesia dhe drejtësia e EULEX-it do të mbërrijë tek e vërteta dhe ish pjesëtarët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm. Po ashtu, Kryesia e PDK-së e kupton shqetësimin që zgjojnë këto arrestimet tek qytetarët e Kosovës dhe apelon për qetësi, duke besuar se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do ta zbardhin të vërtetën, - pafajësinë e ish pjesëtarëve të UÇK-së", perfundon deklarata e Kryesise se PDK.

Burimet

[redakto]