Kosovë: Protestë në Prishtinë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së
Të gjithë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së", ishte moto e një proteste me qindra pjesëmarrës të zhvilluar sot ne mesditë në Prishtinë, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e të përkrahuara edhe nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe "Koalicioni për Demokraci" i organizatave joqeveritare.
"Lufta e UÇK-së të mbrohet me ligj", "Lufta jonë është e shenjtë", "Liri për çlirimtarët", "Stop rolit ekzekutiv të EULEX-it", ishin disa nga mesazhet e protestës të shkruara në pankarta, ndërsa protestuesit brohorisnin vazhdimisht "UÇK-UÇK".
Sot u protestua në Prishtinë, ndërsa para një jave u protestua në 26 qytete të Kosovës, si reagim pas arrestimit të disa ish-ushtarëve të UÇK-së dhe fletarrestit ndaj deputetit Fatmir Limaj, nga ana e EULEX-it.
Burimet
[redakto]- "Kosovë: Protestë në Prishtinë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së" — Radio Televizioni Shqiptar, 29. Mars 2011