Kosova shënon trevjetorin e pavarësisë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 20:59, 17. Shkurt 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Kosova mbush 3 vjet Shtet


Në ditëlindjen e tretë si shtet i pavarur, Kosova ditëlindjen e feston me një ushtrues detyre të presidentit, qeveri në dorëheqje dhe Kuvend të shpërbërë, ndonëse java që vjen pritet t’i japë fund këtij ngërçi politik, i cili e ka kapluar vendin që nga 2 nëntori i 2010-ës.

Por, edhe në këtë përvjetor, Kosova po shënon jo më pak sfida se më pare, në mos më shumë.

Shtetit të ri, të vogël, me ekonomi të dërmuar nga e kaluara, me shkallë të lartë të papunësisë, iu shtuan këtë vit edhe një sërë telashesh tjera.

Mbi të gjitha, është reputacioni ndërkombëtar ai që kapësuar goditje, të paktën sipas përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, nisur nga mashtrimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit dhe përpjekjet jo të mjafueshme për të luftuar korrupsionin.

Shtet prej 3 vjetësh, Kosova po hyn në këtë periudhë edhe me barrën e raportit të hartuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, i miratuar po nga ky institucion, për dyshimet mbi “trafikim organesh nga ish zyrtarë të lartë të UÇK-së”.

Me këtë “barrë”, Prishtina pritet të hyjë edhe në bisedime mbi çështje teknike me Beogradin, për të cilat një numër vëzhguesish vendorë e ndërkombëtarë, kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të jenë edhe aq teknike sa proklamohen.

Por, për faktorin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, rëndësi të madhe ka fillimisht zhvillimi i demokracisë dhe i ekonomisë, si dy shtyllat kryesore që do të mund ta çonin Kosovën drejt përmirësimit të përditshmërisë për kosovarët dhe imazhit që shteti i ri ka në rrafshin ndërkombëtar.

Pritjet janë që institucionet e ardhshme të Kosovës, me gjithë skepticizmin që mund të ekzistojë mbi qëndrueshmërinë e tyre, ta çojnë shtetin e ri drejt përmbushjes së zotimeve për integrime evropiane, duke qenë se mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit duhet të kërkojnë leje për të lëvizur lirshëm.

Që nga momenti që shpalli Pavarësinë, shteti i Kosovës u njoh nga disa vende të fuqishme si SHBA, Franca, Britania. Sot Kosova njihet nga 75 vende të botës dhe shtetësia e saj është bekuar edhe nga vendimi i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg