Kosove: Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e Pacollit president, antikushtetues
Gjykata Kushtetuese e Kosoves e ka vleresuar dje si antikushtetuese zgjedhjen e Behgjet Pacollit President te Kosoves.
Ne nje njoftim per mediat te kesaj Gjykate, theksohet se, "lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me 22 shkurt 2011, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 28 mars 2011, ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me kete rast, duke konkluduar se vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011 është jo kushtetues, pasi është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty".
Teksti i plote i aktgjykimit do t'u dërgohet palëve së shpejti, theksohet ne njoftimin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves.
Burimet
[redakto]- "Kosove: Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e Pacollit president, antikushtetues" — Radio Televizioni Shqiptar, 29. Mars 2011