Jump to content

Krimet e luftës dëshmitari kyç: Limaj urdhër për vrasjet

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 19:51 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Skeda:European flag in the wind.jpg
Bashkimi Evropian


Dyshimin për krime lufte ndaj Fatmir Limajt EULEX-i e ka bazuar vetëm në deklaratën e dëshmitarit bashkëpunues “X”, që ka thënë të ketë vrarë në prill të 1999-s dy oficerë serbë. Sipas tij, ekzekutimi është bërë me urdhër të Limajt.

Që ta marrë në konsideratë atë çfarë ka deklaruar ky dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it, provë më bindëse në aktakuzën e mundshme përmendet zbulimi 11 muaj më parë i një dosjeje mjekësore të dëshmitarit bashkëpunues “X” në dhomën e gjumit të Limajt, gjatë një bastisjeje që është bërë pa praninë e avokatit. Dosja flet për trajtim shëndetësor të dëshmitarit. E dëshmitari ka thënë të jetë detyruar nga Limaj dhe njerëzit e tij të pranohej në spitalin psikiatrik të Prishtinës për ca kohë, për të diskredituar besueshmërinë e tij.

Limaj, një nga ish-komandantët e UÇK-së, që në luftë ka mbajtur nofkën “Çeliku”, dyshohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë, në një kamp në fshatin Kleçkë në komunën e Lipjanit, si dhe të burgosurve ushtarë dhe policë serbë. Për këtë rast prokurori i special Maurizio Salustro ka ngritur kallëzim penal kundër tij dhe 11 të tjerëve.

Limaj që deri nuk është mundur të arrestohet. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, ai gëzon imunitet. Ndërkaq nga njëmbëdhjetë të tjerë, 9 janë arrestuar dhe një nuk është kapur akoma.

Burimet

[redakto]