Kuvajti do të shqyrtojë seriozisht njohjen e Kosovës
Kryeministri Thaçi takon në Stamboll ministrin e Jashtëm të Kuvajtit .
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë Samitit Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, në Stamboll, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah. Sipas zyrës së shtypit të qeverisë kosovare, në takim u diskutua për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të shumëanshëm në mes të dy vendeve.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, i premtoi Kryeministrit Thaçi se vendi i tij do ta shqyrtojë shumë shpejt njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe modalitetet më të mira për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve.
Burimet
[redakto]- "Kuvajti do të shqyrtojë seriozisht njohjen e Kosovës" — Radio Televizioni Shqiptar, 19. Mars 2011