Jump to content

Kuvend: Nis punimet seanca plenare e radhës

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 24 Mars 2011 17:51 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, ku pritet të shqyrtohen disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik. Seanca ka nisur me shqyrtimin e ratifikimit të marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet palës shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Shoqërisë Rajonale "Korça" si Agjencia e zbatimit të projektit dhe KFV Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit "Administrimi i mbetjeve të ngurta në juglindje të Shqipërisë".

Në axhendën e punës së parlamentit përfshihet dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Singaporit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat", disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për akcizat", si dhe pr/ligji "Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve".

Punimet e Kuvendit do të mbyllen me debatin e lirë parlamentar.

Burimet

[redakto]