Jump to content

Kuvend - Nis punimet seanca plenare e radhës

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 18:57 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, ku pritet të shqyrtohen disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik.

Seanca e sotme do të shqyrtojë ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet palës shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe bankës gjermane KFV Frankfurt mbi Main për financimin e projektit "Fondi i Investimeve Sociale IV", e cila do të pasohet nga shqyrtimi i marrëveshjes për financimin me grant të projektit "Shërbime konsulence për forcimin e kapaciteteve të Ujësjellës-Kanalizimeve, Berat - Kuçovë".

Një pr/ligj që pritet të shoqërohet me diskutime është dhe ai "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik", si dhe një ndryshim në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë". Seanca do të mbyllet me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës.

Burimet

[redakto]