Kuzhe kuptoi gabimin me shallin e tifozëve
Ndeshja me Bjellorusinë ka patur edhe një prapaskenë që nuk lidhet edhe aq shumë me fushën e lojës. Trajneri Josip Kuzhe ka mbajtur sërish në qafë shallin e dhuruar nga grupimi i njohur i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi”, ç’ka duket se i ka sjellë fat. Në takimin e 9 shkurtit me Slloveninë, trajneri i Shqipërisë u shfaq për herë të parë pa shall pas 8 muajsh dhe kombëtarja u mund. “Ndoshta bëra gabim që e hoqa, më sillte vërtet fat”, ka thënë trajneri.
Por, kroati e ka korrigjuar këtë “gabim” në takimin e së shtunës. Ai është parë sërish me shallin kuqezi në qafë dhe kombëtarja fitoi sërish. Një rastësi? Ndoshta, por Kuzhe tashmë duket i lidhur së tepërmi me dhuratën e bërë nga tifozët.
Festa
[redakto]Pas ndeshjes së të shtunës, futbollistët e kombëtares së bashku me trajnerin Kuzhe dhe stafin e tij, kanë festuar gjatë në një nga lokalet në qendër të Tiranës, fitoren me Bjellorusinë. Entuziazëm, batuta dhe komente të shumta nga ana e lojtarëve kuqezinj, që mbi të gjitha, kanë mbetur të impresionuar nga mbështetja e tifozëve. Ndërkohë, kreu i FSHF-së Duka ka hyrë i fundit, duke i përqafuar futbollistët të gjithë me radhë:
Burimet
[redakto]- "Kuzhe kuptoi gabimin me shallin e tifozëve" — Balkanweb, 28. Mars 2011