LDK: Rezultati i Zgjedhjeve dikton Qeveri teknike

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 14:20, 26. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Duke u nisur nga përqindja e rezultatit paraprak që ka dhënë KQZ-ja, kreu i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se asnjë qeveri që formohet mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve nuk ka legjitimitet. “Unë mendoj se domosdo duhet të shkojmë së shpejti në zgjedhjet e reja, sepse është e pamundur, të themi, që organet, edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës, të ketë legjitimitet të qëndrueshëm”, ka thënë Mustafa në një intervistë për gazetën Koha Ditore.

“Mendoj që kam qenë ndër të parët që e kam thënë se kjo mund të jetë një zgjidhje, një zgjidhje e marrëveshjes mes subjekteve politike, që ne ta kemi një qeveri teknike për një periudhë që e caktojmë, që ne do t’i kryejmë disa punë që janë themelore”. Nderkohe, për herë të parë, edhe në AAK, një parti e identifikuar si më e afërta me LDK-në, kanë shprehur qëndrimin se nuk do të jenë pjesë e ndonjë kalkulimi politik të Mustafës.

Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, eshte shprehur se kusht për secilin subjekt kanë që liderin e partisë së tyre, Ramush Haradinaj, ta bëjnë kryeministër. Qëndrimi i Aleancës është i pandryshueshëm, ndaj çfarëdolloj matematike. Aleanca bëhet pjesë vetëm kur kryeministër është Ramush Haradinaj – qoftë ajo qeveri me mandat të plotë, qoftë ajo qeveri teknike”, ka thënë Ramadani.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg