Lacio – Inter 3‑1 . Fiton bindshem Lacio. Zhgenjejne zikalterit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 15:20, 17 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ne “Olimpiko” te Romes, zikalterit mbyllin 2010 me nje ndeshje te zeze. Interi pëson humbjen e 4‑t në kampionat, duke iu larguar gjithnjë e më shumë kreut. Bardhekaltrit fitojnë bindshëm kundër kampionëve. Skuadra e Interit luajti kete ndeshje plot me mungesa. Edhe pse kjo ka pasur ndikimin e saj, patjeter qe Lacio beri nje loje te shkelqyer duke treguar se eshte nje pretendente e denje per titullin kete vit. Dhe duket qe me kete ndeshje ka bere nje hap me te sigurt duke kapur kreun me pike te barabarta me Milanin.

Per Lacion shenuan Biava ne pjesen e pare, Zarata e Hernanes ne pjesen e dyte. Për miqtë, Pandev çerek ore para fundit.

Interi pati dhe dy raste te mira per te shenuar por Lacianet shpetojne per mrekulli fale portierit Muzlera. Ndeshja u mbyll 3-1 . Dhe pse te merzitur, Interistet shpresojne akoma ne nje fitore tjeter qe do te shtonte trofete e skuadres. Ate te boterorit te klubeve.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg