Leo: Derbi nuk është deçiziv

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 20:16 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Trajneri i Interit, Leonardo ka thënë se derbi ndërmjet klubit të tij dhe Milanti që zhvillohet nesër nuk do të jetë deçiziv në garë për Scudetton.

Shumë lojtarë, trajner, dhe ekspertë të futbollit kanë pasur mendime të ndryshme për këtë takim, disa prej tyre kanë thënë se derbi do të jetë krucial për titull e disa tjerë e kanë mohuar këtë gjë, ndërsa tani është pikërisht edhe trajneri i Interit i cili e mohon këtë gjë duke thënë se deri në fund të sezonit ka edhe shumë ndeshje tjera.

“Derbi nuk do të jetë krucial për Scudetton pasi deri në fund të sezonit ka edhe shumë ndeshje tjera dhe gjithqka mund të ndodhë”, tha Leonardo.

Burimet[redakto]