Lezhë, plagoset kandidati i LSI për komunën Balldre
Plagoset në rrethana krejt të paqarta kandidati i LSI për komunen Balldre Zef Doci rreth 50 vjec. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune kur Doci sipas burimeve të policisë Lezhë ka rënë në pritën e disa personave me dy automjete në rrugën që lidh Lezhën me Balldren.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është krejt e boshatisur dhe kësisoj gjithcka ka ndodhur larg syve të dëshmitarëve. Kandidati i LSI po kthehej në fshatin Balldre pas një takimi elektoral me banorë të zones. I plagosuri është përcjellë në spitalin e Lezhës ku po merr dhe mjekimin e duhur.
Burimet spitalore thonë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Policia theksoi se i plagosuri është kandidat i LSI i mbështetur nga koalicioni Aleanca për të Ardhmen për komunën Balldre të Lezhës.
Burimet
[redakto]- "Lezhë, plagoset kandidati i LSI për komunën Balldre" — Balkanweb, 02. Prill 2011