Jump to content

Liberalizimi i vizave kurseu 4 milion euro

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:46, 20 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Liberalizimi i vizave ka bërë që qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2010 të kursejnë rreth 3, 3 milionë euro. Pa viza gjatë një viti kanë udhëtuar rreth 109 mijë qytetarët të Maqedonisë.

“Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, (MPB) prej 19 dhjetorit të vitit 2009 deri më 17 dhjetor të vitit 2010, 108 mijë e 945 qytetarë të Maqedonisë kanë udhëtuar jashtë Maqedonisë, më së shumti për në Zvicër dhe Gjermani”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Borçe Peshevski. Para liberalizimit të vizave, përveç procedurave të tjera qytetarët paguanin nga 35 euro për një vizë shengen. nga kjo del se pas liberalizimit të vizave qytetarët e Maqedonisë kanë kursyer rreth 4 milion euro.

Barriera e vizave për qytetarët e Maqedonisë për hapësirat e shengenit ra më 19 dhjetor të vitit 2009. Me vendimin të cilin e solli Këshilli i ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së në fund të nëntorit vjet, qytetarët e Maqedonisë u liruan nga nxjerra e vizave për qëndrim afat shkurtë për 90 ditë në afat prej gjashtë muajve, gjegjësisht deri në 180 ditë në afat prej një vitit. Regjimi i heqjes së vizave vlen vetëm për personat të cilët posedojnë dokumente udhëtimi biometrik. Për qytetarët me dokumente të vjetra udhëtimi aplikohen kushtet për lehtësimin e regjimit të vizave gjegjësisht duhet të paraqesin viza shengen që vlejnë. Sipas rregullave të liberalizimit të vizave, krahas pasaportës biometrike, në kalimet kufitare mund të kërkohen edhe dokumente me të cilat do të vërtetojnë qëllimin e vizitës dhe mjetet financave për mbulimin e harxhimeve gjatë qëndrimit.

Për qëndrim më të gjatë edhe punën në vendet prej BE-së edhe më tej janë të nevojshme vizat. Liberalizimi vizave në vitin e parë nga zbatimi i saj nuk kaloi edhe pa probleme, para se gjithash nga azil kërkuesit e rrejshëm, që shkakton brengosje te cilat disa vende evropiane, veçanërisht në Belgjik dhe Gjermani.

Burimet

[redakto]