Libi: Bombardime ajrore në Tripoli, sistemi mbrojtës antiajror hyn në veprim

Një sulm ajror u zhvillua sot në Tripoli dhe sistemi mbrojtës antiajror i vendosur në kryeqytet hyri në veprim, sipas një gazetari.
Një avion fluturoi mbi zonën e residencës të drejtuesit, Muammar Kadafi në Bab al-Aziziya në jug të kryeqytetit, sipas një korrespondenti që ndodhej në një hotel rreth një kilometër nga residenca, ku janë dëgjuar dhe disa shpërthime.
Përveç të tjerash, një burim zyrtar libian theksoi se bombardimet ajrore dhe raketat e lëshuara nga koalicioni kundër regjimit të Muamar Kadafit kanë shkaktuar të paktën 48 të vdekur.
"Të paktën 48 persona kanë humbur jetën, 26 prej të cilëve në Tripoli, theksoi i njëjti burim. SHBA-ja dhe Britania e Madhe njoftuan se kishin hedhur më shumë se 110 raketa Tomahawk nga anijet dhe nëndetëset kundër 20 objektivave në brigjet libiane, mes të cilave kundër sistemit mbrojtës antiajror dhe nyjeve strategjike të komunikimit. Operacioni u ndërmor dje në mbrëmje nga një sulm ajror francez kundër një makine të forcave pro-Kadafi, sulmi i parë që prej hapjes së dritës së gjelbër nga OKB për përdorimin e forcës në mbrojtje të popullsisë civile në Libi, ku regjimi tentoi të shtypë një revoltë që prej 15 shkurtit.
Burimet[redakto]
- "Libi: Bombardime ajrore në Tripoli, sistemi mbrojtës antiajror hyn në veprim" — Radio Televizioni Shqiptar, 20. Mars 2011