Jump to content

Libi: Erdogan ofron ndërmjetësimin e Turqisë për një armëpushim

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 29 Mars 2011 07:11 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Recep Tayyip Erdogan


Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ofroi sot ndërmjetësimin e tij mes kolonelit libian, Muamar Kadafi dhe rebelimit për të shmangur shndërrimin e vendit në një Irak apo Afganistan të ri. Nëse të dyja palët e duan, Ankaraja do të marrë masat e nevojshme për të luajtur një rol ndërmjetësimi në kuadër të NATO-s, Lidhjes Arabe dhe Bashkimit Afrikan, deklaroi Erdogan në një intervistë për të përditshmen britanike "The Guardian". Kryeministri bëri të ditur se kishte biseduar me homologun libian që prej nisjes së goditjeve ajrore ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm turk mban kontakte me rebelimin e instaluar në Bengazi, në lindje të vendit.

"Kadafi kërkon një armëpushim, kjo doli nga bisedat me kryeministrin libian, por është e rëndësishme që të piqen kushtet", deklaroi Erdogan. Por, koloneli Kadhafi "duhet t'u japë siguri që tani forcave të NATO-s nëse duam që të ndalojë gjakderdhja në Libi", shtoi ai. "Kam frikë se mund të shohim të shfaqet një tjetër Afganistan apo një Irak i dytë. Kur forcat perëndimore hynë në Afganistan, u tha se gjithçka do të mbaronte brenda disa ditësh,e njëjta gjë u tha edhe për Irakun", pohoi ai. "Roli i Turqisë do të jetë tërheqja nga Libia sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rivendosë unitetin dhe integritetin e vendit në bazën e kërkesave demokratike të popullsisë", vazhdoi Erdogan.

Turqia, i vetmi vend mysliman i NATO-s dhe aktor i rëndësishëm diplomatik në rajon, ka dënuar goditjet ajrore të koalicionit ndërkombëtar në Libi, duke siguruar se nuk do t'i drejtojë kurrë armët kundër popullit libian.

Burimet

[redakto]