Libi: Shtëpia e bardhë përshëndet lidhjen arabe për shtimi presioni ndaj Kadafit
Shtëpia e Bardhë mirëpriti dhe përshëndeti "hapin e rëndësishëm" të Lidhjes Arabe që thekson presionin ndërkombëtar ndaj Kadafit dhe mbështet popullin e Libisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate, pas vendimit të organizmit ndërkombëtar që sot i kërkoi Këshillit të Sigurimit në OKB vendosjen e një "zone ndalimfluturimi" ndaj vendit afrikanoverior.
"Komuniteti ndërkombëtar është i është i bashkuar në përcjelljen e një mesazhi të qartë, që dhuna në Libi duhet të marrë fund kategorikisht dhe që regjimi i Kadafit është përgjegjës për këtë dhunë."
"SHBA-ja do të theksojë presionin ndaj Kadafit, do të vazhdojë të mbështesë opozitën në Libi dhe të përgatitet për çdo eventualitet të mundshëm në koordinim me partnerët ndërkombëtarë", theksohej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Burimet
[redakto]- "Libi: Shtëpia e bardhë përshëndet lidhjen arabe për shtimi presioni ndaj Kadafit" — Radio Televizioni Shqiptar, 13. Mars 2011