Libi: Tanket hyjnë në zawiyah dhe qëllojnë kundër banorëve

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13:43, 07. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Muammar al-Gaddafi


Forcat e kolonel Muamar Kadafi ndërmorën sot një ofensivë tjetër në qytetin Zawiyah, rreth 60 kilometra në perëndim të Tripolit, ku tanket kanë pushtuar rrugët e qytetit duke qëlluar kundër banorëve, bënë të ditur dëshmitarët. "Tanket janë vendosur në mbarë qytetin dhe kanë qëlluar kundër banorëve. Kam parë të kalojnë shtatë tanke dhe hedhja e granatave nuk ndalet, theksoi një banor i qytetit.

"Lutuni për ne, theksoi ai para ndërprerjes së komunikimit. "Jam nën zjarr. Nuk mund tu flas në këto momente, u përgjigj në krah të tij një mjek në terren. Një burim nga opozita Al-Manara, konfirmoi se rreth 40 tanke kanë hyrë në Zawiyah dhe kanë qëlluar kundër banorëve.

Burimet[redakto]