Jump to content

Libia e gatshme për reforma politike

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 5 Prill 2011 21:28 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Udhëheqja libiane sipas të dhënave të një zëdhënësi të qeverisë është e gatshme të negociojë për reforma politike. Megjithatë dorëheqja e pushtetmbajtësit Muammar Gaddafi nuk është e mundur. Mund të bisedohet për zgjedhjet dhe për një referendum, por jo për Gaddafin, tha zëdhënësi i qeverisë në Tripoli. Gaddafi është garant i unitetit të popullit dhe fiseve në Libi. Populli libian duhet të vendosë nëse Gaddafi duhet të mbetet apo jo udhëheqës.

Nga jashtë Libisë nuk mund t'i imponohen kushte. Kryengritësit në Libi refuzojnë çdo lloj zgjidhjeje politike, e cila parashikon mbetjen në pushtet të Gaddafit dhe familjes së tij. Gaddafi dhe djemtë e tij duhet të largohen përpara çdo zgjidhjeje politike, tha një zëdhënës i Këshillit Kalimtar në Bengazi. SHBA ndërkohë kanë përfunduar sulmet e tyre ajrore mbi Libi.

Avionët luftarakë amerikanë janë tërhequr gjatë natës nga misioni ajror ushtarak ndërkombëtar, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Uashington. Por avionët do të mbeten në gadishmëri të lartë, në rast kërkesash për ndërhyrje nga NATO. Në planin ndërkombëtar dje Italia ka njohur këshillin e opozitës si të vetmen strukturë legjitime përfaqësuese të Libisë. Pas Francës dhe Katarit, Italia është vendi i tretë që e merr një hap të tillë.

Burimet

[redakto]