Londër: Shefi i diplomacisë libiane jep dorëheqjen
Appearance
Ministri i Jashtëm libian, Musa Kusa, njoftoi dorëheqjen dje në mbrëmje pak pas mbërritjes në Londër, bëri të ditur Ministria e Jashtme britanike.
"Ne mund të kondirmojmë se Musa Kusa mbërriti në aeroportin Farnborough më 30 mars në një avion i nisur nga Tunizia", bëri të ditur Foreign Office në një deklaratë për shtyp. "Ai udhëtoi me vullnetin e tij të plotë. Ai na deklaroi se jepte dorëheqjen nga funksionet e tij", shton deklarata
Burimet
[redakto]- "Londër: Shefi i diplomacisë libiane jep dorëheqjen" — Radio Televizioni Shqiptar, 31. Mars 2011