Lucas: Nuk më befason forma e Luiz

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 25 Mars 2011 17:55 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Lucas Leiva


Lojtari i Liverpoolit, Lucas Leiva ka thënë se ai nuk është i befasuar nga forma e mirë e mbrojtësit të ri të Chelseat, David Luiz.

David Luiz është transferuar në Chelsea në Janar, ndërsa që nga ajo kohë ai ka shënuar më shumë gola sesa sulmuesi i Fernando Torres i cili ende nuk ka shënuar asnjë gol me fanellën e Bluve.

“Unë jam me të vërtetë i gëzuar me mënyrën si ka arritur ai këtu, sepse unë e di sesa vështirë është që të adaptohesh në Premier League”.

“Ai për momentin ka shënuar disa gola me Chelsean dhe ndoshta njerëzit nuk e kanë pritur një gjë të tillë. Unë jam shumë i lumtur me mënryën si luan ai”, tha Lucas.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg