Maqedonia regjistron 300.000 te papune

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20:08, 30. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Pozita gjeografike e Maqedonisë


Republika e Maqedonisë regjistron mbi 300 mijë të papunë, ndërkohë që ky numër vjen gjithnjë e në rritje. Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhënat lidhur me papunësinë për tremujorin e tretë të këtij viti, ku nga 949 000 persona aktivë për punë, 300 540 personave nuk u jepet dot një mundësi e tillë. Nga këto të dhënë mësohet se numri i të papunëve në Maqedoni arrin në 31,7 për qind. Nga personat e papunë, 61.9 për qind janë të gjinisë mashkullore dhe 38.1 për qind të gjinisë femërore. Sipas moshës, numri më i madh i të papunëve i takon moshave prej 25 deri në 49 vjeç. Sipas përgatitjes së arsimit, numri më i madh i të papunëve janë me shkollë të mesme. Numri më i madh i të papunëve është regjistruar në Shkup, me 80 600 persona, më pas vjen Tetova me 30 499, Kumanova me 29 074, Prilepi me 23 408 dhe Strumica me mbi 19 mijë të papunë.

Burimet[redakto]