Materiali atomik ne Jemen nuk eshte i sigurte
Appearance
Në dokumentet e Departamentit amerikan të shtetit, të publikuara sot nga faqja WikiLeaks në Internet, thuhet se depozitimi i materialeve radioaktive në Jemen, nuk ishte i sigurt, për afro një javë, pasi i vetmi rojtar ishte larguar, ndërsa kamera vëzhguese ishte thyer. Ky mesazh i datës 9 janar, ka të bëjë me shqetësimet e një zyrtari të Jemenit për gjendjen e pambrojtur të ndërtesës së Komisionit të Agjencisë Kombëtare Atomike.
Ky zyrtar, emri i të cilit është fshirë, ishte përpjekur që Ambasada amerikane të kërkonte nga qeveria e Jemenit, që ta siguronte këtë material. Sipas mesazhit, materiali radioaktiv ishte përdorë për hulumtime në agrikulturë, nga një spital në kryeqytetin Sana dhe nga kompanitë ndërkombëtare të naftës.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 21. Dhjetor 2010