Mbi 1 mijë nëpunës shqiptarë nuk sistematizohen nëpër institucione
Në mbi 1 mijë është rritur numri i nëpunësve shtetëror shqiptar që nuk janë sistemuar nëpër institucionet shtetërore.
Këto shifra janë bërë publike nga shërbimet qeveritare, të cilët theksojnë se administratorët shqiptarë të pranuar nëpërmjet konkurseve nga sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit vazhdojnë të rrijnë në shtëpitë e tyre dhe të mos sistematizohen nëpër vendet e punës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Sekretariati qeveritar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit bëri të ditur për INA se disa nga administratorët janë sistematizuar dhe se po hartohet plani për shpërndarjen e tyre nëpër institucionet qeveritare dhe shtetërore. Gjatë këtij viti planifikohen punësime të reja sipas planit të Marrëveshjes së Ohrit për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.
Partitë shqiptare të opozitës kanë shprehur kritika ndaj zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi për mospërmbushjen e detyrimeve për sistematizimin e kuadrove shqiptare nëpër institucione.
Burimet
[redakto]- Lajm INA. "Lajmet.com" — 20. Dhjetor 2010