Mbyllet ambasada greke në Libi
Appearance
Zyrtarisht Athina vendos të pezullojë misionin diplomatik në Tripoli të Libisë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme greke.
Sipas njoftimit, përfaqësimin e interesave greke në rajon, Athina ia ka deleguar Ambasadës së Hungarisë, e cila mban presidencën e BE-së.
Nuk bëhen ende të ditura arsyet e këtij vendimi, i cili vjen dy ditë pasi Al Abdulati Obeid, zyrtar i lartë i rregjimit të Muamar Gadafit, i kërkoi në emër të këtij të fundit, kryeministrit grek Jorgos Papandreu, që Greqia të bëjë ndërmjetësin për një zgjidhje diplomatike të situatës në Libi, në mënyrë që t’i jepet fund luftës.
Burimet
[redakto]- "Mbyllet ambasada greke në Libi" — Balkanweb, 05. Prill 2011