Jump to content

Ministri Turk i mbrojtjes ne Maqedoni

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 14:00, 24. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Me ftesë të ministrit maqedon të Mbrojtjes, Zoran Konjanovski sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të qëndrojë një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga ministri Vexhdi Gjonyl. Sot dy ministrat do të kenë takim tet-a-tet, ndërsa janë paraparë edhe takime të delegacioneve nga ministritë e mbrojtjes të Maqedonisë dhe të Turqisë. Ministri Konjanovski dhe Gjonyl do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak financiar.

Gjatë qëndrimit ministri Gjonyl do ta vizitojë Qendrën teknike riparuese ku do të mbahet ceremoni e pranim-dorëzimit solemn të donacionit nga Republika e Turqisë për nevojat e ARM-së, në vlerë prej rreth 253.000 dollarëve.

Burimet

[redakto]