Ministri i jashtem Haxhinasto pret Kosjacov
Appearance
Ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto, priti në një takim zotin Konstantin Kosaçjov, Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë i Dumës Shtetërore Ruse, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Shqipëri. Në kete takim, ministri Haxhinasto theksoi potencialin dhe nevojën e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Federatës Ruse. Nga ana e tij Kosaçjov konfirmoi vullnetin e Rusise për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë me Shqipërinë.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 19. Dhjetor 2010