Jump to content

Minsk:Lukashenko fiton per here te katert

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19:55, 20 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Autoritetet në Belarus thonë se presidenti aktual, Aleksander Lukashenko, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e djeshme presidenciale, duke e fituar edhe mandatin e katërt. Këto zgjedhje ishin të përshkruara me burgosje të kandidatëve opozitarë dhe me përleshje ndërmjet policisë dhe demonstruesve. KQZ sot herët në mëngjes, i paraqiti rezultatet zyrtare, duke thënë se autoritari Lukashenko, që ishte president prej vitit 1994, ka fituar në zgjedje me 79,67%.

Më herët raportohej se së paku tre kandiatë opozitarë, që garonin kundër rivalit Lukashenko, ishin arrestuar nga autoritetet, ndërsa sipas raporteve të pakonfirmuara, kandidati i katërt, Vlladimir Neklyajev, ishte larguar nga personeli i sigurisë nga një spital, ku ai ishte trajtuar për shkak të lëndimeve, që i kishte marrë gjatë përleshjeve me policinë.

Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2006 disa mijëra vetë patën protestuar ditë me radhë në Minsk kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe i patën akuzuar autoritetet për manpulim të votave. Disa e përshkruajnë Lukashenkon si "diktatorin e fundit të Evropës".

Burimet

[redakto]