Mitrovicë - Komiteti i sigurisë: Incidentet në Veri, pa ndikim në gjendjen e përgjithshme

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 16:24 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Mitrovica


Situata e sigurisë në Mitrovicë është e qetë, disa incidente në veri në dy javët e fundit nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme, vlerësoi sot Komiteti për Siguri në Komunë.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se incidentet në veri nuk kanë qenë të natyrës së rëndë dhe nuk ka pasur të lënduar, ndërsa përmendi, mes tjerash, protestat e serbëve që kërkojnë ndalimin e patrullimit të njësive të trafikut të Policisë së Kosovës. Lidhur me protestat, ku disa banorë serbë kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se "ato janë të organizuara nga strukturat paralele që kanë për qëllim mbajtjen e gjendjes katoike, në mënyrë që lirshëm të zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal dhe kontrabandën".

Po ashtu, ai përmendi dhe shpërndarjen e afisheve kundër EULEX-it dhe KFOR-it në Zubin Potok, komunë veriore me shumicë serbe. Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë u bisedua edhe për përgatitjet për procesin e regjistrimit të popullsisë në lokalitetetet e komunës, i cili nis me 1 prill për t'u zhvilluar në gjithë Kosovën.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg