Mjeket: Vaksinimi dhe autizmi s'kane arnje lidhje

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 17:39, 6. Janar 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Një raport i ri i botuar në "British Medical Journal" e cilëson mashtrim studimin që lidh autizmin me vaksinat e marra nga fëmija në vitet e para të jetës. Raporti thekson se autori i studimit, dr. Endrju Uejkfild, nuk ka gabuar, por i ka falsifikuar të dhënat qëllimisht. Studimi i botuar në vitin 1998 rriti shqetësimin e prindërve se vaksinat mund të ishin të rrezikshme. Kjo shkaktoi shkallë të ulët të imunizimit për një grup sëmundjesh. Studimet e botuara më vonë kanë arritur në përfundimin se nuk ka lidhje mes vaksinave dhe prekjes nga autizmi. Uejkfild prej kojësh nuk ka të drejtë ta ushtrojë profesionin e mjekut në Britani.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg