Moratti: Schalke nuk duhet të nënvlerësohet

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 10:33 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Massimo Moratti


Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se kundërshtari i klubit të tij në Ligën e Kampionëve, Schalke është i fortë dhe nuk duhet të nënvlerësohet.

“Schalke ka një traditë të mirë dhe është një tjetër klub gjerman, kështu që ata nuk do të lejojnë lehtë që ne t’i mposhtim. Ne absolutisht nuk duhet ta nënvlerësojmë Schalken sepse nëse e bëjmë këtë gjë ne mund të pësojmë”, tha Moratti për Inter.it

Interi në fazën e 1/8-të së finales së Ligës së Kampionëve ka eliminuar Bayernin e Munichut ndërsa në rrugë të mirë nga Nerazzurët është që të eliminohet edhe një tjetër klub gjerma, bëhet fjalë për Schalken pasi në këtë takim padyshim favorit llogaritet skuadra italiane dhe njëkohësisht kampioni aktual i kësaj gare, Inter.

Burimet[redakto]