Motta: Dëshirojmë të fitojmë LK

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 4 Prill 2011 21:35 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Lojtari i Interit, Thiago Motta ka thënë se klubi i tij dëshiron që të fitoj edhe në këtë vit Ligën e Kampionëve ashtu siç bëri edhe në sezonin e kaluar.

Interi momentalisht në Serie A nuk i ka punët fare mirë dhe ka humbur shumë shpresa për ta fituar Scudetton, por Motta thotë se tani klubi i tij dëshiron ta fitoj Ligën e Kampionëve.

“Ne ishim edhe sezonin e kaluar në çerekfinale. Sezonin e kaluar ne e fituam Ligën e Kampionëve ndërsa të njëjtën gjë dëshirojmë ta bëjmë edhe në këtë vit”, tha Motta para ndeshjes Inter-Schalke.

Burimet[redakto]