Mou konfirmon: Benz, CR7 dhe Marcelo mungojnë kundër Tottenhamit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 20:12 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka konfirmuar se superylli portugez, Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen kundër Tottenhamit ndërsa fat të njëjtën do të kenë edhe Benzema dhe Marcelo të cilët gjithashtu do të jenë jashtë kësaj ndeshje.

“Doktorët kanë vërtetuar se Ronaldo, Benzema dhe Marcelo do të mungojnë në ndeshjen kundër Tottenhamit. Kjo treshe nuk do të jetë e gatshme para takimit kundër Atletic Bilbaos”, zbuloi Mourinho.

Reali me 5 prill pret në Bernabeu Tottenhamin për të zhvilluar ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndërsa Ronaldo, Benzema dhe Marcelo nuk do të jenë të gatshëm para 10 prillit ku Reali takohet me Atletic Bilbaon.

Burimet[redakto]