Mourinho: Do të doja ta transferoja Adebayorin

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 6 Prill 2011 16:18 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Bossi i Real Madridit, Jose Mourinho thotë se ai do të ‘dëshironte’ ta transferonte përkohësisht Emmanuel Adebayor.

I huazuar nga Manchester City, Adebayor shënoi dy herë në fitoren 4-0 të Real Madridit kundër Tottenham Hotspur, ndeshje e cila u zhvilluar në kuadër të çerekfinales në Champions League.

“Gjëja më e rëndësishme është se kemi tre sulmues. Jemi të mbrojtur. Nëse klubi vendos ta transferoj atë, do të doja shumë”, tha Mourinho.

Në rikthimin e Kaka`, ai shtoi: “Është e rëndësishme të kemi alternativa dhe një bankë rezervë të madhe. Rikthimi i Kaka` është i mirë, ai është një lojtar me klas”.

Burimet[redakto]