Mposhtet Reali në "Santiago Bernabeu"

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

, April 28, 2011


Ka përfunduar dje në mbrëmje ndeshja Real Madrid - Barcelona me rezultatin 0 - 2.


Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura. Gjatë kësaj pjese nuk munguan tensionet, të cilat kulmuan pas përfundimit të saj. Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq portierin e dytë të Barcelonës. Në pjesën e dytë fati i buzëqeshi Barcelonës pasi në minutën e 61-të, portugezi Pepe u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Dani Alvesh. Vetëm 14 minuta duheshin që Lionel Mesi të shënonte golin e parë. Pastaj pas 3 minutash shënoi golin e dytë duke shmanur 4 lojtarë. Ky ishte dhe goli që vendosi rezultatin e ndeshjes.

Reali dhe Barcelona do të përballen sërish më 3 maj.


Burimet[redakto]